2 Qershor

0 komente

BSH: Interesat e ulëta i kursyen shqiptarëve rreth 120 milionë euro vitin e kaluar

Autor Ersuin Shehu

2 Qershor, 2020

kryesore

Banka e Shqipërisë vlerëson se stimuli monetar i viteve të fundit ka sjellë reduktim të ndjeshëm të kostos së shërbimit të borxhit për publikun shqiptar. Sipas raportimit vjetor të Guvernatorit Sejko në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, ky efekt për vitin 2019 ishte pothuajse 15 miliardë lekë ose pak më shumë se 120 milionë euro. Sipas Guvernatorit, këto fonde ndihmojnë në përmirësimin e gjendjes financiare të bizneseve dhe framiljeve dhe përbëjnë një burim shtesë financimi për konsum dhe investime.

Efekti i politikës monetare është i dukshëm në ecurinë e të ardhurave të sistemit bankar shqiptar nga interesat. Sipas statistikave zyrtare, vitin e kaluar të ardhurat e bankave nga interesat zbritën në më pak se 50 miliardë lekë, në rënie të mëtejshme me 5% krahasuar me një vit më parë. Që nga viti 2012, të ardhurat nga interesat kanë rënë me rreth 33%.

Burimi: Banka e Shqipërisë

Ndërkohë, edhe të ardhurat neto nga interesat ose diferenca mes interesave që bankat arkëtojnë nga kreditë dhe atyre që paguajnë për depozitat janë pakësuar ndjeshëm. Vitin e kaluar të ardhurat neto nga interesat zbritën në më pak se 42 miliardë lekë, 5% më pak krahasuar me vitin 2018. Që nga viti 2015 e në vazhdim, edhe të ardhurat neto nga interesi kanë qenë në rënie të vazhdueshme.

Në kushtet kur portofoli i kredisë ka qenë përgjithësisht në stanjacion, rënia mund t’i atribuohet kryesisht uljes drastike të normave të interesit. Kjo rënie është diktuar nga politikat monetare stimuluese të ndjekura nga Banka e Shqipërisë dhe Banka Qendrore Europiane. Kjo i ka ulur normat bazë në nivelet më të ulëta historike.

Pas shpërhtimit të pandemisë, banka e Shqipërisë e uli normën bazë në minimumine  ri historic prej 0.5% dhe nuk përjashtoi rritje të mëtejshme të stimulit monetar, përfshi edhe përdorimin për hertë të parë një program të lehtësimit sasior.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Reklamë


Të tjera me interes