2 Mars

0 komente

Borxhi publik arrin në 9.1 miliardë euro

Autor Ersuin Shehu

2 Mars, 2020


Shqipëria e mbylli vitin 2019 me një borxh publik në vlerën e 9.1 miliardë eurove. Të dhënat tregojnë se, në terma realë, borxhi publik vijoi tendencën rënëse vitin e kaluar. Statistikat e Ministrisë së Financave e vlerësojnë borxhin sa 65.84% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, nga 67.85% që kishte qenë në fund të vitit 2018.

Vitin e kaluar, qeveria u mbështet kryesisht në huamarrjen e brendshme për financimin e deficitit buxhetor, që solli një rritje të stokut të borxhit të brendshëm me rreth 17 miliardë lekë. Interesi mesatar i borxhit të brendshëm ra më tej në 3.84%, duke shënuar një minimum të ri historik.

Mbështetur në projeksionet e buxhetit 2020, në fund të këtij viti pritet që borxhi publik pritet të ulet në nivelin e 62.2% të PBB-së, ndërsa sipas programi buxhetor afatmesëm synon një ulje graduale borxhit në 59.5% të PBB-së në fund të vitit 2022.

Megjithatë borxhi publik është në rënie për të katërtin vit radhazi, dëmet nga tërmeti dhe procesi i rindërtimit mund të mund ta ndërpresin përkohësisht këtë trajektore.

Në konferencën e donatorëve, qeverisë shqiptare iu ofruan mbi 800 milionë euro kredi të buta, shumë kjo e e barabartë me afërsisht 5.5% të brendshëm bruto. Nëse këto hua do të tërhiqen, me shumë të ngjarë borxhi publik do t’i kthehet rritjes gjatë këtij viti.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Reklamë


Të tjera me interes