Bloomberg Media dhe Mtel Swiss, një kompani në pronësi të Telekom Srbija, nënshkruan një marrëveshje për të krijuar një rrjet lajmesh biznesi me shumë platforma, me qendra në Serbi, Kroaci, Slloveni, Bosnje dhe Maqedonia e Veriut.
Rrjeti i ri, që do të quhet Bloomberg Adria, do të lançohet në vitin 2022 dhe do t’i shërbejë me informacion dhe analiza biznesi dhe financiare komunitetit të vendimmarrësve dhe biznesit dhe liderëve të ardhshëm në televizion, print, dixhital, celular dhe social, Bloomberg.
“Bloomberg Adria zgjeron gjurmën tonë globale tek audiencat e reja në Evropën Juglindore, të cilët janë në kërkim të lajmeve premium, globale të biznesit për t’i ndihmuar ata të qëndrojnë të informuar,” tha Soo Kang, Drejtues Global i Bloomberg Media Distribution.
Rrjeti do të transmetojë dhe përcjellë përmbajtje të përkthyera të Bloomberg News si dhe raportime origjinale të prodhuara nga qendra editoriale të dedikuara në Beograd, Zagreb, Lubjanë, Sarajevë dhe Shkup.
“Në një botë biznesi që po ndryshon me shpejtësi të paprecedentë, disponueshmëria e informacionit të saktë dhe analizave të pavarura të ekspertëve është thelbësore për marrjen e vendimeve të mira të biznesit,” tha CEO i Telekom Srbija, Vladimir Lucic.
Bloomberg Adria do të shfrytëzojë rrjetin 2700 gazetarëve dhe analistëve të Bloomberg News në 120 vende për të krijuar një produkt informativ që kombinon raportimin lokal me mbulimin e gjerë ekonomik dhe tregjet globale.