8 Qershor

0 komente

Bizneset kanë investuar rreth 145 milionë euro për ndërtesa në dy vitet e fundit

Autor Ersuin Shehu

8 Qershor, 2020

kryesore

Investimet e biznesit në pasuri të paluajtshme po rriten ndjeshëm. Mbështetur në të dhënat e Institutit të Statistikave, vlera e lejeve të ndërtimit për dy vitet e fundit arriti në 18 miliardë lekë ose rreth 145 milionë eurove.

Kjo vlerë i referohet vlerës së përafërt të lejeve të dhëna për ndërtesa në funksion të aktivitetit të ndërmarrjeve, me qëllime industriale dhe tregtare, pa përfshirë këtu hotelet apo pallatet rezidenciale.

Shifrat tregojnë se vitin e kaluar u dhanë 190 leje për ndërtimi tregtare dhe instruaile, ndërsa në vitin 2018 ishin dhënë edhe 215 leje të tjera.

Në vitet e fundit, vërehet një rritje e ndjeshme e investimeve në pasuri të paluajtshme, si nga individët, ashtu edhe nga bizneset. Kjo tendencë mund të shpjegohet me përmirësimin gradual të ekonomisë, por edhe me normat e ulëta të interesit, që e kanë ulur koston e blerjes ose ndërtimit të pronave.

Mbështetur në të dhënat e Bankës së Shqipërisë, portofoli i kredisë për pasuri të paluajtshme dhënë ndërmarrjeve private arriti në 92.5 miliardë lekë ose rreth 75 milionë euro. Krahasuar me një vit më parë, kredia për këtë qëllim është rritur me gati 11%.

Burimi: Instat
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Reklamë


Të tjera me interes