29 Prill

0 komente

Banka Botërore zyrtarizon parashikimin: ekonomia shqiptare do të bjerë me 5%, borxhi publik do të rritet në 76%.

Autor Ersuin Shehu

29 Prill, 2020

kryesore

Banka Botërore ka dalë të mërkurën me parashikimin e parë zyrtar për rënie të ekonomisë shqiptare në vitin 2020, rënie që pritet të jetë 5%. Madje, ky është vetëm skenari bazë: në një skenar më të rënduar, tkurrja e Prodhimit të Brendshëm Bruto mund të arrijë deri në 7%.

Sipas skenarit bazë të Bankës Botërore, eksportet reale të mallrave dhe shërbimeve këtë vit parashikohet të bien me 25%, për shkak të rënies së aktivitetit në turizëm, industrinë nxjerrëse dhe përpunuese, ndërsa paralelisht importet parashikohen të bien me 9.5%.

Industria nxjerrëse e Shqipërisë do të pësojë një goditje të fortë nga një rënie e kërkesës globale, e cila mund të vihet re nga çmimet më të ulëta të mallrave në përgjithësi dhe nga një rënie të vazhdueshme e çmimeve të naftës, duke shkaktuar pasoja të mëdha për ekonominë, por edhe për të ardhurat buxhetore.

Tkurrja e aktivitetit ekonomik dhe rritja e pasigurisë do të zvogëlojnë gjithashtu investimet private dhe konsumin. Kontributi kryesor në mbajtjen në këmbë të kërkesës së brendshme këtë vit pritet nga shpenzimet e qeverisë.

Rritja e shpenzimeve për të përballuar krizën dhe rënia e të ardhurave fiskale do të çojë në thellim të ndjeshëm të borxhit publik gatë këtij viti. Raporti i borxhit ndaj PBB-së parashikohet të rritet në 75.8 përqind, rreth 10 pikë përqindje më shumë krahasuar me fundin e vitit 2019.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Reklamë


Të tjera me interes