Genti Kuburi
Analist financiar
“Rritja e pagës rrit produktivitetin e punëtorëve. Studime nga ekonomistë kryesorë, duke përfshirë Laureati i Nobelit George Akerlof i Universitetit Georgetown, zbuloi se morali i punonjësve dhe etika e punës rritet kur punonjësit besojnë se paguhen me një pagë të drejtë. Ekonomistët kanë lidhur gjithashtu paga më të larta për një shëndet më të mirë fizik dhe mendor dhe reduktim të “lodhjes së vendimeve”, duke çuar në produktivitet më të lartë. Rritja e pagës redukton mungesat. Kur punëtorët marrin paga më të larta ata mungojnënga puna më pak, duke çuar në rritjen e produktivitetit. Kerkimet shkencore arriten në përfundimin se pagat minimale më të larta shoqërohen me shkallë më të ulët të mungesave për arsye të tjera përveç sëmundjes.”.
Ne fund te vitit 2021 dolen ne menyre jo korrekte dhe abuzive te dhena mbi pagat e punonjeve ne Shqiperi. Ne total te dhenat ishin per rreth 370 mije te punesuar ne sektore te ndryshem. Normalisht qe vemendja kryesore e cdokujt ishte tek sektori i tyre, per te bere krahasimet me konkurencen ose me koleget ne pozicione paralele. Shume reagime pati per disa nivele pagash te larta dhe gjithashtu per pabarazine ne trajtimin e stafit ne menyre te drejte. Nje nder sektoret qe ka numrin me te madh te te punuesuarve dhe gjithashtu ka organograma mirefunksionale eshte dhe sistemi bankar. Ne teresi bankat karakterizohen nga trajta te organizimit hierarkik qe jane pothuajse identike ne te gjithe sektorin. Unifikimi i standardeve dhe menyres se funksionimit te bankave nga ana e rregullatoreve, ka bere qe vete bankat te kene organizime shume te ngjashme midis tyre.
Duhet theksuar se sistemi bankar ne Shqiperi ka nje eksperience 25 vjecare, dhe ne keto 25 vite shume aktore, faktore, dimensione dhe rregullore kane ndryshuar. Edhe vete kualifikimet e personave qe punojne ne institucionet bankare kane ndryshuar. Kerkesa per standarte me te larta te te berit biznes dhe adaptimi me ndryshimet qe kane ndodhur ne teknologji dhe ne boten e ekonomise, kane sjelle nevojen per staf me cilesor dhe me te pergatitur.
Bankat jane institucione te cilat ne Shqiperi variojne ne mesatarisht +-500 te punesuar si numer stafi. Ky numer eshte relativisht i larte dhe shpenzimet operacionale per paga jane te konsiderueshme. Per te bere mire menaxhimin dhe efektivitetin e shperndarjes se pagave, bankat buxhetojne cdo vit ne varesi te rritjes se kerkeses per staf te ri ose promovimeve. Trajnimet gjithashtu jane nje faktor determinant ne mbajtjen e stafit ne nivele njohurish moderne dhe efektive.
Nje debat i cili u ngrit gjate nxjerrjes se te dhenave te pagave, ishte dhe perse menaxheret e larte neper banka pagohen kaq shume? Vendimmarrja ne kompani te medha eshte nje nder pikat kyce qe ndikon drejtperdrejte ne mirefunksionimin e kompanise.
Te kesh page te kenaqshme, qe nenkupton page kompetitive me konkurentet dhe gjithashtu qe permbush detyrimet mujore te punonjesve per te pasur nje nivel jetese te pelqyeshem, nuk eshte e lehte. Paga ndikon drejtperdrejte ne shume aspekte ne punesim. Ne modelet me te zhvilluara te tregjeve mbareboterore konkurenca eshte aq e larte, sa cdo kompani perpiqet te rekrutoje menaxheret me te mire ne treg per te pasur rezultate sa me te larta.
Perfitueshmeria e sektorit bankar eshte nder pikat kyce per mbarevajtjen pasi ndikon drejtperdrejte ne nivelin e investimeve qe banka ka ne dispozicion duke bere te mundur rritjen e kapitalit te disponueshem per kredidhenie.
A JANE TE MBIPAGUAR MENAXHERET NE SEKTORIN BANKAR SHQIPTAR?
Shume studime te kryera sidomos ne USA, tregojne se niveli i pagave te menaxhereve te larte ka qene 500 here me i larte sesa niveli mesatar i pagave per te gjithe kompanine. Me rregullimet e shumta dhe me ngjarjet jo mira te ndodhura nga falimentimi dhe keqqeverisja e shume kompanive, u be nje riorganizim i pagave duke shtuar incentiva te tjera per te rritur performancen e menaxhereve. Raporti i pages se menaxhereve te larte ra nga 500 here ne 200-300 here krahasuar me mesataren e pagave te kompanise. Ky raport ngushton dhe diferencat e medha brenda te njejtes kompani, ku ne tregjet financiare ekziston dhe nje shprehje e goditur ‘in greed we trust’, qe nenkupton se lakmia njerezore behet aq e madhe sa tejkalon dhe llogjiken shume here.
Ne Shqiperi duke marre parasysh te dhenat e nxjerra ne menyre abuzive te nivelit te pagave dhe duke i mesatarizuar, mund te arrihet ne konkluzionin se raporti i pagave te menaxhereve te larte kundrejt pagave te te gjithe bankes ku punojne, varion nga 10 deri ne 20 here me shume. Ky raport duket i logjikshem ne krahasim me standardet e kompanive te huaja neper bote.
Per te bere vleresimin e drejte te pagave per menaxheret e larte, kompanite marrin ne konsiderate shume faktor decizive. Negocimi per pozicionet me te larta eshte nder negocimet me te detajuar ne sistemin bankar. Te zgjedhesh CEO-n nuk eshte e lehte, pasi duhet perzgjedhur nje individ me aftesi te rralla, me super kualifikime, eksperience te mire ne sektor dhe gjithashtu nderkombetare, integritet te larte dhe gjithashtu marketues i mire. Eshte e rendesishme qe imazhi i CEO-s te jete i mire pasi ne fund te fundit nder rolet me te rendesishme qe ai ushtron eshte dhe transmetimi i besueshmerise tek grupet e interesit dhe investitoret e jashtem.
Ne tregun Shqiptar specifikat dhe kerkesat per te qene menaxhere i larte perfshijne disa aspekte:
· paga konkurenciale
· benefite te tjera qe perfshijne utilitete te perditshme dhe mujore
· akomodim ne ambjente komode dhe te sigurta
· besueshmeri ne aftesite dhe vendimmarrjen e menaxhereve
· liri vendimmarrje deri ne disa nivele te caktuara
Pertej kerkesave te mesiperme, menaxheret e larte mund te kene dhe kerkesa specifike te cilat vijne nga kushte e vecanta te tregut Shqiptar. Kryesisht menaxheret qe vijne nga vende te huaja shtojne disa kerkesa specifike:
· indeksimi i pages ne varesi te distances nga vendbanimi origjinal(ne shtetin tjeter)
· indeksimi i pages pasi kuadri ligjor eshte i vaket dhe veshtiresite ne te bere biznes jane te medha
· indeksimi i pages per shkak te informalitetit te larte i cili do pengonte ne berjen e biznesit ne menyre te paster nga ana e kompanise
· indeksimi i pages per shkak te pasigurise ne mbrojtjen e jetes nga instancat shteterore ne vend
· indeksimi i pages per shkak te faktit se pozicioni delikat mund ti beje me te ekspozuar ndaj presioneve apo abuzimeve te shumta nga faktore te ndryshem
Faktoret e listuar me siper jane arsyet kryesore qe bejne dhe diferencimin midis pagave te CEO-ve me origjine Shqiptare dhe atyre te huaj. Nder te tjera edhe biznes plani dhe madhesia e bankes ka rendesine e vete ne vendosjen e pagave.
ANALIZIMI I NIVELIT TE PAGES DHE LLOGJIKA
Ne teresi sistemi ka shperndarje jo simestrike, cfare nenkupton se rolet menaxheriale dhe ekzektutive jane te pakta ne krahasime me rolet e tjera neper banka. Shperndarja ne forme piramidale e pozicioneve evidenton dhe rendesine me te larte dhe pergjegjesine qe kane pozicionet menaxheriale. Pikerisht ne kete aspekt analiza do thellohet ne ndikimin e pergjegjesise.
Ne studimin e te dhenave te pagave mund te dallohet se nivelet menaxheriale ekzekutive jo CEO variojne nga 350000-550000 ALL. Keto role menaxheriale kane nen varesine e tyre ekipe qe mund te shkojne nga 30-100 personel. Pikerisht per keto ekipe ne varesi, menaxheret ekzekutive mbajne pergjegjesi per veprimet e tyre. Struktura organizative paraqitet si me poshte:
Ne analizen e thelluar te pages mund te fusim disa faktore perberes:
· paga minimale
· paga per punen e kryer
· paga per eksperiencen
· paga per pergjegjesine e mbartur
E thjeshtezuar ne pamje grafike paga e nje te punesuari SENIOR ne nivelin 100000 ALL do te ishte:
Per DREJTUESIT E NJESIVE qe kane nen varesi 2-5 persona, do te ishte:
· per nivelin mesatar te pages 160000 ALL
Kosto e pergjegjesise per kete nivel punesimi do te ishte 7500-12500 ALL. Keto shifra jane te larta pasi pergjigjesia eshte direkte mbi stafin qe kane nen varesi.
Per DREJTUESIT E DEPARTAMENTEVE qe kane nen varesi 5-10 persona, do te ishte:
· per nivelin mesatar te pages 230000 ALL
Kosto e pergjegjesise per kete nivel punesimi do te ishte 6500-10000 ALL.
Ne qoftese kete paraqitje grafike do e benim per nivelet menaxheriale ekzekutive jo CEO, do te ishte:
per nivelin me te ulet te pages 350000 ALL
per nivelin me te larte te pages 550000 ALL
Duhet thene se shifrat ndryshojne ne varesi te madhesise se institucionit ku punojne, ku normalisht pergjegjesia eshte me e madhe dhe numri i personelit eshte me i madh.
Nga konstatimet e mesiperme mund te nxirret konkluzioni se nivelet menaxheriale ekzekutive jo CEO pagohen per pjesen e pergjegjesise qe mbartin ne vleren 5000 ALL deri ne 7500 ALL per personel.
Kjo shifer duket e arsyeshme duke marre ne konsiderate dhe rendesine e pozicioneve te punes dhe riskun operacional qe sistemi bankar paraqet.
Me te njejten llogjike mund te behen kalkulimet per pagat e menaxhereve te larte CEO, ku pagat variojne nga 1000000-2500000 ALL.
· per nivelin me te ulet te pages 1000000 ALL
per nivelin me te larte te pages 2500000 ALL
Pas analizimit te vlerave te mesiperme, mund te dallohet qartesisht se duke marre parasysh numrin e stafit ne varesi per menaxheret e larte ekzekutiv CEO, vlera qe perfshihet ne page per pergjegjesine qe mbajne mbi punen e cdo punonjes do varionte nga 3500 ALL deri ne 5000 ALL.
KONKLUZION
Mbajtja e roleve menaxheriale ekzekutive nuk eshte e lehte. Kerkon nivel te larte aftesish dhe gjithashtu nivel te larte kontrolli mbi veten dhe punen qe zhvillon. Presionet mund te jene te pranishme nga shume drejtime dhe gjithashtu mbajtja e pergjegjesise per stafin ne varesi eshte e larte. Shperndarja e mire dhe menyra e rregullt e organizimit e ul shume riskun dhe koston operacionale pasi kontrolli behet me eficent dhe pergjegjesia shperndahet ne menyre me te drejte. Nivelet e pagave te menaxhereve te larte ne sistemin bankar ne Shqiperi jane mbi 75% te justifikueshme. Duhet thene se eshte nder sektoret industrial me trajten me te rregullt te funksionimit.
*Supozimet dhe kalkulimet e mesiperme jane te drejta dhe analiza personale te autorit