28 Maj

1 komente

Allum Enterprises vendos ta operojë vetë Rafinerinë e Ballshit. Pritet që puna të nisë në qershor.

Autor Ersuin Shehu

28 Maj, 2020

kryesore

Rafineria e Ballshit pritet të rifillojë punën gjatë muajit qershor. Ministria e Energjisë bëri të ditur në mbrëmjen e të enjtes se këtë herë shoqëria që e ka në pronësi rafinerinë, Allum Enteprises, do të operojë vetë rafinerinë.

Allum Enterprises bëri të ditur se ka arritur një marrëvedhje me Bankers Petroleum për një furnizim të parë prej 25 mijë tonë naftë bruto, që do të mundësojë rinisjen e punës në rafineri.

Allum Enterprises e bleu rafinerinë e Ballshit në vitin 2017 nga Credins Bank, por zyrtarisht nuk e operoi asnjëherë vetë atë. Pas blerjes, rafineria u dha me qira te shoqëria Tosk Energji, që punoi për rreth dy vjet, por me rezultate po aq zhgënjyese sa edhe shoqëritë e tjera që kanë menaxhuar rafinerinë e Ballshit në dekadën e fundit.

Në nëntor 2019, aktiviteti i Tosk Energji u paralizua, për shkak të pamundësisë për të paguar lëndën e parë, çka bëri që Bankers të ndërpriste furnizmin me naftë bruto.

Pas dështimit të Tosk Energji, me sa duket Allum Enterpise ka vendosur të operojë vetë në Rafinerinë e Ballshit, të paktën mbështur në deklaratat zyrtare të Ministrisë së Energjisë.

Në vitin kur bleu rafinerinë e Ballshit, Allum Enteprises zotërohej nga kompania e regjistruar në Britaninë e Madhe, Allum Enterprises Limited. Por, vitin e kaluar, Allum Enterprises u ble nga një kompani e regjistruar në Zvicër, e quajtur Mercado Exterior. Kjo është një nga shoqëritë tipike guackë të regjistruara në kantonin e Luganos, me qëllim fshehjen e pronarëve të biznesit. Për këtë arsye, është e vështirë të thuhet se kush është aktualisht pronari i rafinerisë së vetme të naftës në Shqipëri.

I vetmi personazh me një background domethënës biznesi në strukturat e kompanisë është një shtetas azer, i quajtur Yusif Ayyubov. Ai prej vitesh është rezident në Kroaci, ku zotëron një kompani të pasurive të paluajtshme, të quajtur Montevideo.

Por, ç’është më e rëndësishmja, ai është vëllai i zëvendëskryeministrit të parë të Azerbajxhanit, Yaqub Eyybov, i cili prej fillimit të viteve 2000 është një ndër politikanët më të fuqishëm në vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Reklamë


Të tjera me interes