7 Gusht

0 komente

6-mujori, Credins përmirëson performancën dhe ruan rritje vjetore dyshifrore

Autor Ersuin Shehu

7 Gusht, 2020

kryesore

Credins Bank ka përmirësuar performancën financiare në tremujorin e dytë të vitit. Sipas pasqyrave financiare të bankës, për 6-mujorin e parë të vitit fitimi neto arriti në rreth 417 milionë lekë, në rritje me 144% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Krahasuar me fundin e tremujorit të parë të vitit, fitimi progresiv neto i Credins është rritur me 52%. Kthimi nga kapitalit është përmirësuar në 5.35%, nga 2.46% që kishte qenë në mesin e vitit të kaluar.

Gjysma e parë e vitit ka rezultuar me te ardhura neto nga interesat më të larta se gjashtëmujori  i vitit të kaluar, kryesisht si rrjedhojë e rritjes së portofolit të kredisë, por edhe rritjes në investime në letra me vlerë.

Burimi: Credins Bank

Megjithatë, bllokimi i veprimtarise normale të biznesit si pasojë e pandemisë ka ulur ndjeshëm transaksionet bankare, sidomos në periudhën mars-prill. Kjo ka sjellë një rënie të të ardhurave nga komisionet me pothuajse 11% krahasuar me vitin e kaluar.

Rritja e numrit të punonjësve dhe indeksimi i pagave të tyre në qershor 2020 ka sjellë rritje në shpenzimet e personelit, ndërsa zgjerimi i aktivitetit në instrumenta dhe kanale të diversifikuara bankare ka ndikuar në rritjen e shpenzimeve për shërbime të jashtme. Po kështu, edhe masat e marra si efekt i implementimit të protokolleve të lidhura me epideminë ka ndikuar në rritjen e shpenzimeve.

Por, pavarësisht rritjes së shpenzimeve së personelit dhe atyre operative, fitimi i këtij gjashtëmujori është kënaqshëm mbi fitimin e gjashtëmujorit të parë të vitit 2019. Veç rritjes së bazës së të ardhurave, fitimi është ndikuar pozitivisht edhe nga ulja e ndjeshme e shpenzimeve për provigjione, që ranë me 31% krahasuar me 6-mujorin 2019.

Vlerësohet se raporti i kredive me probleme është ulur me gati 7 pikë përqindje në harkun e 12 muajve të fundit.

Shpërthimi i krizës dhe mbyllja e ekonomisë kanë bërë që rritja e Credins gjatë tremujorit të dytë të frenojë dhe totali i aktiveve të bankës rezultoi në vlera të përafërta me fundin e tremujorit të parë. Megjithatë, me bazë vjetore Credins vijon të ruajë ritme të rritjes dyshifrore. Në fund të muajit qershor, totali i aktiveve të bankës arriti në 235 miliardë lekë, me një rritje vjetore prej 14.4%.

Burimi: Credins Bank

Rritja e Credins është mbështetur sidomos tek investimet në letrat me vlerë, që janë rritur me 111% krahasuar me një vit më parë. Megjithatë, edhe huadhënia ka vijuar me ritme të kënaqshme, pranë mesatares së tregut. Portofoli neto i kredisë në fund të qershorit ishte 107.5 miliardë lekë, 7.5% më shumë krahasuar me të njëtën periudhë të vitit të kaluar.

Rritja e depozitave të publikut ngelet mbështetja kryesore për zgjerimin e investimeve dhe të zmadhimin e Credins Bank. Depozitat e publikut në 205 miliardë lekë, në rritje vjetore me pothuajse 16%.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Reklamë


Të tjera me interes