4 Maj

0 komente

28% e punonjësve në Shqipëri marrin 23 mijë lekë në muaj. Paga mesatare është 52.400 lekë.

Autor Ersuin Shehu

4 Maj, 2020

kryesore

27.9% e të punësuarve në Shqipëri punojnë me pagë minimale. Mbështetur në të dhënat e Instat, pjesa e të punësuarve që marrin pagën minimale zyrtare u rrit më tej nga niveli 26.6% i vitit 2018. Që nga fillimi i vitit të kaluar, paga minimale zyrtare bruto është 26 mijë lekë në muaj. Në terma neto, kjo nënkupton një të ardhur prej rreth 23 mijë lekësh për të punësuarin.

Burimi: Instat

Ndërkohë, sipas Instat paga mesatare mujore në Shqipëri arriti vitin e kaluar në rreth 52,400 lekë në rritje me 3.5% krahasuar me vitin 2018. Shifra i referohet pagës mujore bruto dhe mbështetet në të dhënat administrative nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Rrjedhimisht, kjo shifër nuk përfshin pagesat e plota ose të pjeshsme informale. Sektorët me pagën mesatare më të lartë ngelen ai bankar dhe financiar, si edhe sektorët e informacionit dhe komunikimit.

Burimi: Instat

Raporti vjetor i Instat për tregun e punës në vitin 2019 konfirmoi shkallën më të ulët historike të papunësisë të regjistruar në 30 vitet e fundit, me 11.5%. Norma zyrtare e papunësisë u ul me 0.8 pikë përqindje vitin e kaluar.

Grupmosha me shkallën më të lartë të papunësisë ngelet ajo e të rinjve, deri në 24 vjeç. Sipas Instat, papunësia në këtë segment vitin e kaluar ishte 27.2%, me një ulje prej rreth një pikë përqindje krahasuar me një vit më parë.

Problem tjetër mes të rinjve ngelet pjesëmarrja e tyre e ulët në forcën e punës, veçanërisht mes femrave. Gati 2/3 e të rinjve që nuk punojnë apo nuk ndjekin ndonjë shkollë nuk janë as punëkërkues aktivë. Ata rezultojnë si të dekurajuar, të angazhuar me detyra familjare apo inaktivë për arsye të tjera, të paspecifikuara.

Për vitin e kaluar dy qarqet me nivelin më të lartë të papunësisë në Shqipëri ishin Lezha me 17.7% dhe Vlora me 15.2%. Sidoqoftë, krahasuar me vitin 2018 është vërejtur një ulje e ndjeshme e papunësisë, sidomos në qarkun e Vlorës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Reklamë


Të tjera me interes