26 Maj

0 komente

2000 lekëshi është bërë prerja më e falsifikuar e parasë shqiptare

Autor Ersuin Shehu

26 Maj, 2020

kryesore

Kartëmonedha 2000 lekëshe është prerja më e falsifikuar e parasë shqiptare. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, vitin e kaluar prerja dy mijë lekëshe përbënte pothuajse gjysmën e kartëmonedhave të falsifikuara të zbuluara nga Banka Qendrore.

Nëse historikisht prerjet më të falsifikuara kanë qenë ato me vlerë 100 dhe lekëshe dhe 500 lekëshe, në dy vitet e fundit objekti i preferuar i falsifikuesve është bërë prerja 2000 lekëshe.

Vitin e kaluar u evidentuan rreth 670 kartëmonedha të falsifikuara, në rritje me 16% krahasuar me vitin 2018. Ky numër është i papërfillshëm në raport me totalin e kartëmonedhave në qarkullim, që në fund të vitit të kaluar ishin rreth 140 milionë njësi.

Nga pikëpamja teknike, në falsifikimin e të kartëmonedhave dominojnë riprodhimet përmes printimeve digjitale me ngjyra, kryesisht inkjet, të shoqëruara me aplikimin e metodave shtesë artizanale për imitimin e elementeve të sigurisë me natyrë vizuale dhe ato të prekjes.

Megjithatë, cilësia e falsifikimit të kartëmonedhave ngelet e dobët dhe e dallueshme. Sipas Bankës së Shqipërisë, indeksi i vlerësimit të ngjashmërisë së kartëmonedhave të falsifikuara me ato me kurs ligjor është i ulët, që do të thotë se ato vlerësohen me rrezikshmëri të ulët për t’u pranuar si të vërteta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Reklamë


Të tjera me interes